Telefoni LG G6 ishte njëri nga yjet në Kongresin botëror të telefonave mobilë në Barcelonë.
Ky telefon me ekran 18:9 Full Vision ka ndikuar që shumë të flasin për të. Pavarësisht asaj se nuk posedon çipset Snapdragon 835, por që vetëm Snapdragon 821, bëhet fjalë për një pajisje shumë interesante.
Megjithatë, shumica kanë pyetur se sa do të kushtojë telefoni kur të arrijë në shitje, ndërsa kjo është bërë e ditur vetëm tani.
Telefoni LG G6 në Rumani kap çmimin prej 700 euro. Këtu bëhet fjalë për modelin me 4 GB RAM dhe 32 GB memorie interne. Qysh më herët është ditur se telefoni në Kore do të shitet me çmim prej 750 dollarë, që është ekuivalente me 700 euro.
Tani për tani nuk ka informata se sa do të kushtojë versioni me memorie të brendshme prej 64 GB.
Telefoni do të dalë në shitje prej datës 10 mars në Kore, ndërsa shumë shpejt pas kësaj do të jetë edhe në pjesët tjera të tregjeve.
Burimi: Botasot.info