Beteja për orat e zgjuara është rritur ndjeshëm, pasi mendohet se ato do jenë tendenca e fundit, pas celularëve smartphone.
Por shumë shpejt mund të kenë në dorë një byzylyk të zgjuar, të quajtur Cicret.
Ai do projektojë mbi parakrahun tuaj një ekran me prekje dhe aty mund të shihni filma, të navigoni në internet ose të kontrolloni postën elektronike.
Projektuesit e saj thonë se po mbledhin para për ta hedhur në prodhim.
Byzylyku do ketë një portë USB dhe do të punojë me Bluetooth dhe Wi-Fi.