Bëni kujdes – Nëse ju vjen ky mesazh në inbox, mos e hapni!

Teknologji

emdifedif

Miliona adresa e-mail janë infektuar me viruse të rrezikshme, të cilët mbyllin folder-a në kompjuterin tuaj, për hapjen e të cilave hakerët kërkojnë dëmshpërblim në bitcoin. Përdoruesit e e-mail janë paralajmëruar pasi 23 milionë mesazhe të infektuara me malware Locky janë dërguar në adresa të ndryshme nga kriminelët e kibernetikës këtë javë.Një sasi e madhe e e-mailave të prekur me virus janë dërguar në adresa të ndryshme vetëm këtë të hënë.

E-mailet përmbajnë tema të ndryshme, si “please print” (ju lutem printoni), “photo” (foto), “documents” (dokumente) dhe “images” (imazhe) etj. Mesazhet po ashtu vijnë me një material ZIP dhe nëse ju shihni ndonjë mesazh të tillë nga ndonjë adresë e dyshimtë, mos klikoni në të.

ZIP përmban skedarin Visual Basic Script (VBS) dhe nëse ekzekutohet, atëherë do të fillojë të shkarkojë virusin Locky. Sapo procesi i enkriptimit të ketë përfunduar, ajo do të shtojë “.lukitus” extension në të gjithë folder-at e kompjuterit të infektuar të “viktimës.”

24152

Burimi: Albeu