Bëni kujdes, në rrjet po qarkullon virusi WhatsApp Gold!

Teknologji

Përdoruesit e aplikacionit të mesazheve, WhatsApp, janë paralajmëruar rreth një virusi të vjetër që po qarkullon sërish. Virusi i quajtur, “WhatsApp Gold” ka qarkulluar fillimisht në vitin 2016 dhe pretendon se do t’u japë mundësinë e një versioni special e të fshehtë të aplikacionit që do ju krijojë mundësinë të bëni gjëra që nuk i bëni dot me versionin aktual. Mesazhi, që po kalohet nga njëri përdorues tek tjetri, pretendon që do t’ju japë mundësinë të çoni 100 foto njëherësh dhe të fshini mesazhe disa orë pasi i keni çuar.

samsung s10 2

Por, asgjë nga ato që thuhet nuk janë të vërteta. Personave që marrin këtë mesazh u dërgohet gjithashtu një link, i cili i dërgon një faqe uebi me viruse. Këto viruse mund të përdoren për t’ju shkatërruar celularin ose për t’ju vjedhur të dhënat tuaja personale. Sipas Sophos, gjëja më e mirë që duhet të bëni, është ta injoroni mesazhin, të mos klikoni në asnjë link dhe të mos e dërgoni tek kontaktet tuaja.