Një kompani izraelite ka zhvilluar një teknologji që mund të furnizojë një telefon në pak sekonda dhe një makinë elektrike në disa minuta. Duke përdorur nano-teknologjinë për sintetizimin e molekulave artificiale, kompania me qendër në Tel Avivi, StoreDot, po zhvillon një bateri që furnizohet shumë shpejt dhe mban shumë gjatë.
Kompania shpreson që kjo teknologji të jetë gati në vitin 2016, duke shitur një bateri të vogël që të furnizohet në vetëm 30 sekonda dhe të fuqizojë një telefon inteligjent gjatë gjithë ditës.
Qëllimi kryesor i kompanisë është kujdesi që duhet të kushtojmë për mjedisin, prandaj edhe bateria është krijuar vetëm nga materiale bio-organike, si nanokristalet të bëra nga pesticidet dhe zinxhirët e aminoacideve.
“Këto janë shpikje të reja që kurrë nuk janë zhvilluar më parë”, tha Doron Myersdorf, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë “StoreDot”