Apple, së shpejti me “iPhone” më të madh

Teknologji

“Apple” do të nisë së shpejti prodhimin e gjeneratës së re të telefonave të mençur, “iPhone 6”, në Kinë. Mediat amerikane raportojnë se prodhimi i telefonit të ri mund të nisë muajin e ardhshëm.Apple po e rrit prodhimin e iPhone me madhësi të ekranit prej 4.7 dhe 5.5 inç, modele të cilat mund të dërgohen tek gjithë dyqanet, në muajin shtator. Prej kohësh është thënë se Apple synon të krijojë modelet e reja të iPhone me ekrane më të mëdha, për të rivalizuar fort me Samsung, telefonat e të cilit patën sukses në Azi dhe tregje tjera, pikërisht për këtë tipar që ofrojnë për përdoruesit.