Apple pret që një iPhone të jetojë vetëm tre vjet!

Teknologji

Apple-iPhone-SE-the-official-images-gallery-780x439.jpg

Apple pret që ora e juaj Watch të jetojë jo më shumë se tre vjet, ndërsa kompjuteri juaj Mac duhet të ketë së paku katër vite jetë. Por sa duhet të zgjasë iPhone-i juaj?

Apple e ka bërë të ditur se pret që iPhone, iPad dhe Apple Watch të jetojnë për vetëm tre vite. Kompania amerikane ka thënë se “vitet e përdorimit, të cilat janë bazuar në pronarët e parë, supozohet të jetë katër vjet për pajisjet në OS X dhe tvOS dhe tre vjet për iOS dhe orët e saj Watch”

Ky vlerësim nuk merr parasysh riciklimin e pajisjeve, rishitjen dhe ri-funksionalizimin e tyre, natyrisht, por kur ju bleni një iPhone 6S për rreth 539 funta, Apple pret që ajo të zgjasë së paku për tre vjet.

Apple është akuzuar se qëllimisht i ka ngadalësuar modelet e ndryshme të iPhone sa herë një model të ri të jetë i lëshuar, edhe pse ka pak prova për të mbështetur këtë teori.