Gjiganti amerikan Apple ka përditësuar produktin iPod Touch si dhe ka ulur çmimin e tij në treg. iPod Touch 16 GB u hodh në treg vitin e kaluar, ku shënoi një numër të lartë shitjesh anembanë botës për një çmim prej 230 dollarë.
Këtë vit kompania Apple ka vendosur ta përditësojë këtë produkt duke i shtuar një kamerë prej 5 megapiksel si dhe duke i dhënë një varietet ngjyrash. Me gjithë përmirësimet që iu bënë produktit, Apple ka vendosur që ta lëshojë në treg për një çmim akoma më të lirë. Versioni i ri 16 GB i iPod Touch do të kushtojë 200 dollarë nga çmimi aktual, i cili është 230 dollarë.