Apple do të zhvendosë prodhimin e iPhone në SHBA

Teknologji

78

Raportohet se Apple është duke iu kërkuar partnerëve të prodhimit që të zhvendosin prodhimin e iPhone në SHBA, thuhet sipas gazetës japoneze The Nikkei.
Sipas raportit, burimet pretendojnë se Apple ua ka kërkuar këtë Foxconn-it dhe Pegatron-it, dy kompanive prodhuese që janë përgjegjëse për prodhimin e iPhone.

Foxconn thuhet se është duke e shikuar mundësinë, përderisa Pegatron ka refuzuar për shkak të kostove të mëdha, transmeton Gazeta Express.

Sipas Nikkei, Apple e bëri këtë kërkesë për t’i zhvendosur prodhuesit në SHBA për shkak të fitores së Donald Trump në zgjedhjet e fundit.

Kjo pasi Trump pati sugjeruar Apple-në ta zhvendosë prodhimin në SHBA.