Përdoruesit e iPhone mund të shpërblehen nga Apple pasi kompania është gjykuar se ka ngadalësuar modeles e vjetra. Vendimi erdhi pasi Apple pranoi në vitin 2017 se po e ngadalësonte performancën në disa iPhone të vjetër. Kjo nxiti zemërim të madh tek përdoruesit.
Tani kompania ka rënë dakord që të paguajë 500 milionë dollarë për të shlyer kërkesat. Apple dhe avokatët që përfaqësojnë klientët e prekur ranë dakord për marrëveshjen. Si pjesë e marrëveshjes, kompania do të paguajë 310 milionë deri në 500 milionë dollarë, duke përfshirë rreth 93 milion dollarë për avokatët që përfaqësojnë konsumatorët.
Përdoruesit e iPhone që ngritën padi do të marrin deri në 3500 dollarë secila. Pjesa tjetër e parave të shlyerjes do të shpërndahen tek pronarët e modeleve iPhone 6, 6S, 7 dhe SE që shfaqën probleme me celularët e tyre. Ata duhet të paraqesin kërkesa për të marrë paratë.
Pas skandalit, Apple ofroi zbritje të çmimit të baterive deri në 29 dollarë, por shumë njerëz pretenduan se ata kishin shpenzuar qindra dollarë për të blerë telefona të rinj sepse kompania nuk zbuloi shkakun e problemit.