APPLE bëhet gati për iPhone 7 , ja çfarë duhet të dini !

Teknologji

iphone7

Muaji Shtator po afron dhe bashkë me të edhe interesimi i konsumatorëve në fushën e teknologjisë çdo ditë e në rritje. Modeli më i fundit ”7” i iPhone nga Apple pritet të sjellë shumë risi në treg që nga karikimi me valë, te materiali i ri dhe kufjet me Bluetooth.

EMRI

Bazuar në gjeneratën e iPhone-ve historikë të Apple, mendja menjëherë na shkon ta emërtojmë celularin e ri iPhone 7. Megjithatë, nga hulumtimet nëpër forume të ndryshme shumë njerëz pretendojnë se modeli i ri është më tepër një anëtar i familjes 6-ta sesa iPhone 7 më vete.

iphone 7 release date in canada

Do Të Ketë 2 Modele

Modeli iPhone 7 me gjasa do të prezantohet në treg në dy versione. Ku përfshihet modeli standard me ekran 4.7 inç, si dhe modeli plus me ekran 5.5 inç

iPhone 7 Release Date

Do t’i Ngjajë Shumë iPhone 6/6s

Deri më tani, çdo informacion i përhapur lë të kuptohet se nuk do të ketë pamje shumë të ndryshme se iPhone 6 dhe 6s. Fjalët më të fundit që qarkullojnë thonë se iPhone do të jetë thuajse identik me iPhone 6 dhe 6s.
.

iphone 7 double hp 02 720x480 c

Apple Mund Të Ofrojë Një Ngjyrë Të Re

Një opsion i ri ngjyre mund të jetë pjesë e iPhone. Një blu e errët që ka pamje fantastike është tërheqja e re e syrit të publikut. Megjithatë nuk është ende e qartë nëse Apple do të vazhdojë ta mbajë ngjyrën e zezë klasike, apo do ta zëvendësojë atë me blunë.
Mund Të Ketë Dy Kamera Ballore

Ekziston një mundësi që telefoni të përmbajë dy kamera, por ato mund të jenë ekskluzive për modelin plus. Deri më tani, nuk dihet nëse edhe modeli standard do të përfitojë nga kamera e dyfishtë.
Do Të Jetë Më i Trashë se iPhone 6s

Lart e poshtë nëpër rrjet u tha se iPhone i ri do të ishte edhe më i hollë se iPhone 6s. Megjithatë kjo mund të mos vërtetohet nga imazhet e dala së fundmi, të cilat tregojnë se iPhone Plus do të jetë 7.3 mm ndërsa iPhone 6s dhe 6s Plus janë 6.9 mm dhe 7.1 mm respektivisht.
Nuk Do Të Përbëhet Nga Një Material

Të gjitha modelet iPhone 5, 5s, 6 dhe 6s, siç tashmë e dimë kanë përbërje alumini. Ndërsa iPhone 7 mund të bëhet nga një material i ndryshëm. Deri më tani Apple ka përdorur tre materiale kryesore për iPhone: plastikën, qelqin dhe metalin. Tani, iPhone 7 mund të jetë i përbërë nga materiale misterioze, megjithatë nuk dihet ende me saktësi se cilat do të jenë këto materiale.

Do T’i Mbijetojë Rënies Në Ujë

Materialet e reja që do të përbëjnë iPhone 7, kombinuar me mungesën e vendit për kufje mund ta bëjnë atë, celularin më rezistent ndaj ujit deri më tani.

Shiritat e Bardhë Nuk Do Të Jenë Të Theksuar

Shiritat plastikë që rrethonin deri më tani pjesën e sipërme dhe të poshtme mund të zhduken në iPhone 7 që pritet të vijë. Zërat sugjerojnë se antenat mund të jenë ende të pranishme, por do të projektohen të mos jenë aq të dukshme.

Nuk Do Të Ketë Vend Për Kufje

iPhone 7 mund të mos ketë një vend për kufjet, gjë që mund t’i bëjë kufjet tuaja aktuale të papërdorshme. Imazhet tregojnë se në fund të celularit mungon vendi për kufjet. Kjo do të thotë se ne mund të përdorim portën e karikimit për kufje ose të kalojmë plotësisht te kufjet me Bluetooth.

Mund Të Ketë Dy Altoparlantë

Një altoparlant i dytë mund të instalohet aty ku duhej të ishin kufjet. Të njëjtat imazhe të publikuara hamendësojnë se iPhone i ri do të ketë dy altoparlantë, por asgjë nuk është e sigurt.

Mund Të Karikohet Me Wi-Fi

Ne mund ta karikojmë iPhone 7 pa asnjë lidhje kablloje. Ky është një opsion i ri që mund të ofrojë lehtësinë e përdorimit të portës së karikimit për kufjet dhe ngarkimin e baterisë së celularit me valë.

Mund Të Mos Ketë Butonin “shtëpi”

Sensorët me prekje dhe të padukshëm mund të zëvendësojnë butonin në qendër të iPhone në modelin e ardhshëm. Imazhet e rrjedhura tregojnë ende një buton, por nuk dihet nëse do të jetë mekanik apo me prekje.

iPhone 7 design c 1 SVYB