Ata që jetojnë me autizmin, shpesh kanë probleme të shikojnë të tjerët në sy. Tani një aplikacion i Samsungut mund të ndihmojë fëmijët të heqin këtë frikë në një mënyrë shumë argëtuese.
Aplikacioni i quajtur “Look At Me” (Më shiko), i bërë për smartfonët me Android, përdor kamerën për të ndihmuar fëmijët të mësojnë, të lexojnë disponimin e njerëzve, të mbajnë mend fytyrat dhe të shprehen me shprehjet e fytyrës.
Ky aplikacion është krijuar për të ndihmuar fëmijët me autizëm që të zhvillojnë aftësitë e tyre komunikuese me të tjerët.
Aplikacioni është falas në Google Play.