Tashmë mund ta shihni, ky është Galaxy Note 7. Ai pritet të jetë një ndër telefonat më funksionalë me risitë që do të sjellë.
Galaxy Note 7 pritet të ketë një ekran të dyfishtë të lakuar prej 5.7 inç Quad HD Super Amoled, një memorie prej 64 Gb dhe një skaner të syrit me të cilin do mund të hapësh telefonin. Memoria shtesë do të jetë e mundur përmes mikrokartës, e cila mundëson kapacitetin 2 terrabyte TB. Mendohet se data e lançimit do të jetë mesi i muajit gusht. Aparati do të ketë dhe një ndërfaqe krejtësisht të re të ndryshme nga ajo TouchWlz, që Samsung e ka pasur prej vitesh.
Për sa u përket parametrave të tjera mendohet që Galaxy Note 7 të jetë i pajisur me dy kamera, kryesorja 12 megapixel ( MP) dhe kamera frontale prej 5 megapiksel (MP) . Aparati do të jetë rezistent ndaj ujit, me një bateri prej 4200 mAh dhe do të jetë i disponueshëm në tri ngjyra: e zezë, e argjendtë dhe blu