Acura NSX 2017 me numrin identifikues 001 është shitur për 1.2 milion dollarë në një ankand të organizuar nga “Barrett-Jackson”.
Edhe pse një model i tillë kushton 156 mijë dollarë, paratë ishin të drejtuara për bamirësi. Ajo u ble nga pronari i kompanisë Nascar, Rick Hendrick, që në koleksionin e tij ka edhe modelin e parë Chevy Corvette Z06 2015 (1 milion dollarë), modelin e parë Corvette 2014 (1.1 milion), modelin e parë Camaro ZL1 202 (250 mijë dollarë) dhe modelin e fundit BMW M5 700 mijë dollarë.
Modeli hibrid i shitur ka 573 kuajfuqi dhe përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë e arrin për 3 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e limituar është 307 km/orë.