Jemi mësuar të ndërrojmë telefonat, ashtu si ndërrojmë rrobat. Dalin modele të rinj, me një ritëm kaq të shfrenuar, saqë kjo bën të vështirë të kuptosh se çfarë ndryshon vërtetë mes një modeli dhe një tjetri.
E tregon më së miri edhe fushata më e fundit e Apple për iPhone 6s, që ka nisur nga një e dhënë e pakontestueshme: në dukje, celulari i ri i Apple është identik me paraardhësin.Por për të na bindur që të blejmë të sapoardhurin, duhet thënë që ka ndryshuar gjithçka, edhe pse me sy të lirë nuk e kuptojmë.ParashikimiMegjithatë, ajo që nuk ka ndryshuar këto vite, është vetë esenca e telefonit: numri i tij.Në fillim ishte ai fiks, që e kishim në shtëpi. Pastaj numri i kartës SIM, që na ka mundësuar ta ruajmë edhe përmes kalimeve nga një operator në tjetrin, në kërkim të ofertës më të mirë.Por tani, për t’i telefonuar dikujt, nuk ekziston një mënyrë që të mos jetë digjitale, një seri shifrash mbi një tastierë.Dhe tani ka nga ata që vënë bast se edhe kjo mbetje e shekullit të kaluar nuk do të ketë jetë të gjatë.Dhe e thotë vetë Mark Zuckerbergu.Në fillim, themeluesi i Facebook, rrjeti social më i populluar i botës, ka thënë se nuk e di edhe për sa kohë telefonat dhe numrat e tyre do të jenë në qarkullim.E thënë nga një njeri, i cili për një pjesë të mirë të pasurisë i detyrohet kohës që kalojmë në celular, duket më shumë delir se sa parashikim, por ajo që do të thotë Z. Facebook, është se ajo që do të ndryshojë, është mënyra si ne i bëjmë telefonatat.I jep të drejtë një studim i Pew Research Center, që ka zbuluar se vetëm 19% e adoleshentëve telefonon përditë, kundrejt 55% që preferojnë chat-in.Rekordi i WhatsappDitët e fundit, ka bërë xhiron e botës lajmi se Whatsapp, aplikacioni i mesazherisë së çastit që ka nxjerrë jashtë loje sms-të, ka arritur shifrën mbresëlënëse të 1 milionë përdoruesve në muaj. Një e shtata e popullsisë së botës.Për të komentuar këtë shifër, Forumi Ekonomik Botëror ka botuar një artikull që analizon tendencat e fundit që kanë të bëjnë me përdorimin e këtyre lloj aplikacionesh, duke ngritur një pyetje të thjeshtë: a ka ardhur ora e fundit e numrave të telefonit?Në mbështetje të kësaj teze, fondacioni merr si shembull shpërthimin që Whatsapp ka patur mbi të gjitha në tregjet në zhvillim: në Amerikën latine, 66% e personave që kanë qasje në Internet e ka përdorur Whatsappin muajin e fundit. Dhe rezultate të ngjashëm, apo pozitivë, regjistrohen në Lindjen e Mesme dhe Afrikë (63%) dhe në vendet aziatike, që lagen nga Paqësori (35%), pra nuk kemi të bëjmë me një modë krejt perëndimore.Por vetë Whatsappi, a mundet të çrrënjosë një zakon njëshekullor? Jo, por Whatsapp nuk është vetëm. Ka aplikacione të ngjashëm që shumëfishohen, është një sistem i tërë komunikimesh alternative që i kanë bërë telefonatat të dala mode tashmë.Nuk është mister, mjafton të shohësh operatorët e telefonisë: në oferta dallimin e bën trafiku i të dhënave, jo minutat e sms-të.Një vëzhgues mund të kundërshtojë kollaj: “Për të përdorur Whatsappin më duhet një numër telefoni”.Por ja që Whatsappi nuk është i vetëm: në vitin 2014 u ble nga Facebook, që në aplikacionin e tij Messenger (një tjetër sistem mesazherie online) ka 80 milionë përdorues aktivë.Këtu numri i telefonit nuk duhet, dhe mund të shkruhet por edhe të dërgohen filmime, fotografi, para, por edhe pozicioni ku ndodhemi. E gjitha pa shtypur asgjë në tastierë.Mjafton të jemi miq, të klikojmë mbi një emër. Jo vetëm kaq: kur dikush na shqetëson, nevojitet vetëm një sekondë për t’i penguar që të na kontaktojnë. Atëherë, edhe sa do të na duhet për t’u thënë lamtumirë numrave të telefonit? /La Stampa – Bota.al/