Apple së fundmi ka lançuar dy iPhone 7 dhe iPhone 7 plus të cilët kanë debutuar në treg me vlerë fillestare prej 649 dollarëve.
Ndërkohë, sipas një raporti nga IHS Markit, iPhone 7 ka nje kosto prodhimi prej 224.80 dollarësh , kosto kjo më e madhe se ajo e iPhone 6S.
Pajisja kushton 219.80 (kosto e materialeve) dhe 5 dollarë për tu ndërtuar, duke perllogaritur kështu një kosto totale prodhimi prej 225 dollarësh.
Modeli fillestar tani vjen me 32GB hapësirë në vend të 16GB dhe në këtë mënyrë kjo mund të ketë ndikuar në rritjen e shpenzimeve të prodhimit të pajisjes.
Edhe pse Apple po paguan pak më shumë për të prodhuar iPhone, kompania është duke fituar shume nga pajisjet e saj, sidomos nga ato që janë më të shtrenjta si iPhone 7 Plus.