A do të bëhet kjo teknologji revolucioni i së ardhmes?

Teknologji

272

Ajo mund të jetë më e njohur për prodhimin e filmave për fëmijë, por tani Disney është duke punuar në krijimin e një teknologjie të ngjashme me Wi-Fi.

Hulumtuesit deri më tani e kanë testuar me sukses metodën brenda një dhome me përmasa 5 metër me 5 dhe pretendojnë se teknologjia mund të karikojë deri në 320 pajisje njëkohësisht.

Teknologjia, e quajtur ‘quasistatic cavity resonance’ (QSCR), përdor fushat magnetike për të transmetuar energjinë për pajisjet mobile dhe është duke u zhvilluar nga shkencëtarët në laboratorin kërkimor të Disney në Pitsburg.

Teknologjia punon duke drejtuar rrymën elektrike në muret metalikë, dyshemenë dhe tavanin e një dhome. Por rrymat janë të sigurta për njerëzit, sepse ato janë kanalizuara përmes përçuesve të specializuar, të cilët thithin çdo fushë të dëmshme elektrike.

Alanson Sample, drejtor i laboratorit dhe shkencëtari kryesor i kërkimeve tha: “Kjo metodë e re inovatore do të bëjë të mundur që energjia elektrike të bëhet e kudogjendur si Wi-Fi.”

Burimi: Businessmag.al