Një produkt i ri po vjen nga Kina. Mban emrin Luleshtrydhja Blu. Shkencëtarët kinezë kanë arritur të modifikojnë gjenetikisht kultivimin e Fragaria x ananassa dhe kanë krijuar këtë frut të pazakontë. Mos u keqkuptoni, nuk po flasim për një frutë thjesht të modifikuar gjenetikisht.
Shkencëtarët kinezë pretendojnë se ata kanë injektuar farat e bimës së luleshtrydhes me genet e një peshku të quajtur Liopsetta glacialis. Bëhet fjalë për një specie peshku në organizmin e të cilit gjenden substanca që i vijnë në ndihmë dhe parandalojnë ngrirjen si pasojë e ujërave të ftohtë polarë.
Glikoproteinat kundër ngrirjes gjenden në disa peshq të tjerë që kanë habitatin e tyre në ujërat e ftohta. Këto substanca gjenden edhe tek disa shpendë të tjerë të klimës së ftohtë. Megjithatë glikoproteinat e peshkut të Arktikut janë më efikasët në parandalimin e ngrirjes nga i ftohti.
Si rezultat i këtij modifikimi gjenetik, shkencëtarët kinezë kanë krijuar një luleshtrydhe me nuancat e blusë neon që nuk ngjan aspak me kokrrën e kuqe që jemi mësuar të shohim deri më tani.
Natyrshëm lind pyetja, a kishte nevojë për prodhimin e kësaj luleshtrydheje blu? Industria kineze e ushqimit ka qenë prej kohësh në kërkim të një varianti të këtij fruti që mund t’i rezistonte ngricave, dëborës, të ftohtit dhe motit të keq në përgjithësi dhe që mbi të gjitha duhet të kishte një shije të mirë.
Shkencëtarët kinezë pretendojnë se shija e këtij fruti ngjyrë blu është e njëjtë me kultivarin e kuq, por sa peshë ka fjala e tyre kur po flasim për një produkt të prodhuar dhe të krijuar vetëm në Kinë dhe që bota nuk e ka parë ndonjëherë.
Janë me qindra kompani kineze që po shesin Luleshtrydhen Blu dhe farat e saj. Platformat online si Alibaba.com po reklamojnë përfitimet dhe po shesin farat e këtij kultivimi të padëgjuar, ndaj mos u habisni kur shpejt të shikoni një luleshtrydhe blu.
Megjithatë, çdo konsumator duhet të marrë në konsideratë dy fakte. E para, fruti në fjalë është një produkt krejtësisht i modifikuar gjenetikisht nëpërmjet një procedure kineze. Së dyti, nuk ka studime dhe fakte që të provojnë se ky frut nuk dëmton organizmin.
Burimi: Opinion.al