81 vjeçarja që ka krijuar një aplikacion për iPhone

Teknologji

 

81vjec

Nëse talleni me më të moshuarit për mënyrën sesi ata e përdorin teknologjinë, kjo 81 vjeçare nga Japonia do t’i mbylli gojën të gjithëve.

Masako Wakamiya është lajmi i ditës. Ajo ka krijuar një aplikacion i cili i tregon njerëzve mënyrën e duhur për të rreshtuar kukullat tradicionale në Hinamatsuri, ose Ditën e Vajzave, në Japoni.

Wakamiya është një ish-bankiere e cila ka shërbyer për 43 vite në bankën kryesore në Japoni. Ajo mësoi ta përdorte kompjuterin në moshën 60 vjeçare.

Në aplikacionin e quajtur Hinadan, lojëtari duhet të pozicionojë 12 kukulla në vendin e duhur në një ekspozitë me 4 rreshta.

Zonja e palodhur gjithashtu drejton një azil të quajtur Mellow Club për të moshuarit aktiv.

n

Burimi: Businessmag.al