2 problemet me sigurinë biometrike në celularë

Teknologji

10945530 916383158372956 6163465982489204879 n
Falë një lexuesi të mirë të shenjave të gishtit në iPhone, miliona njerëz tani janë mësuar me përdorimin e sigurisë biometrike çdo ditë: përdorimi i një karakteristike të veçantë biologjike si një kalim të sigurt.
Biometrikët janë padyshim shumë bindës dhe ata gjithashtu mund të jenë shumë të sigurt. Por, ata gjithashtu kanë dy probleme me të vërtetë të mëdha të cilat mund t’i rrezikojnë përdoruesit nëse nuk janë të kujdesshëm.

10451679 916382965039642 1000388164756860277 n

Ne tani do të ju tregojmë më poshtë se cilat janë ato dy probleme.
1. Shenjat e gishtit mund të hakerohen
Eventualisht dikush do ta gjejë një mënyrë të lehtë dhe të lirë për të mundësuar vjedhjen e shenjave tuaja të gishtit përmes një gote nga e cila kishit pirë në një kafene në të cilën kishit qenë dhe ta bëjnë më pas një gisht të rremë i cili mund të përdoret për ta hapur celularin tuaj. Metodat për këtë tanimë ekzistojnë.

Kështu që çfarë? Nëse fjalëkalimi juaj hakerohet apo vidhet, ju mund ta krijoni një të ri. Por nëse shenjat tuaja të gishtit vidhen, çfarë do të bëni, të merrni një gisht të ri?
Sigurisht që jo. Dhe ky është njëri problem i madh i biometrikëve.

2. Nuk mund t’i mbani vetëm për vete
Fjalëkalimet kanë një vend special në ligjin amerikan. Ata njihen dhe ligji amerikan ju mbron nga gjërat që mund të ju vidhen të cilat mund të përdoren kundër jush. Por, shenjat tuaja të gishtit, apo identifikuesi tjetër biometrik, nuk është diçka që e dini, është diçka që ju jeni, dhe kjo nuk është e mbrojtur. Me fjalë të tjera, ju mund të shtyheni me forcë që ta vendosni gishtin tuaj në një skaner, nëse një vjedhës dëshiron që t’ua bëjë këtë.

Për të mos rënë pre e këtyre mashtrimeve, duhet të keni kujdes shumë ku e vendosni gishtin tuaj herën e ardhshme, pasi që vjedhësit janë përhapur kudo!