189 njerëz të vdekur. Boeing po shqyrton prodhimin e aeroplanëve 737 Max!

Teknologji

Kompania amerikane e aeroplanëve, Boeing ka paralajmëruar se mund të ndalojë prodhimin e aeroplanëve të llojit, 737 Max, nëse mospërdorimi i tyre nga kompanitë ajrore vazhdon për një kohë më të gjatë.
Kompania ka raportuar për humbjet më të mëdha brenda një çereku, duke përmendur shifrën e 3 miliardë dollarëve, për shkak të problemeve me këtë lloj aeroplani.
Shefi i kësaj kompanie, Dennis Muilenburg ka thënë se është i bindur që aeroplani do të fillojë se përdoruri në muajin tetor, pasi nëse ndodh e kundërta ka mundësi që të ndalet prodhimi i kësaj pajisjeje.
Të gjithë avionët 737 Max janë hequr nga përdorimi në muajin mars, pasi një i tillë i kompanisë ajrore të Etiopisë është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e të 157 njerëzve në bord.
Pesë muaj më herët, 189 njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i një avioni 737 Max në Indonezi.