15 celularët e pashkatrueshëm në historinë e teknologjisë

Teknologji

tele9 1

Bota e teknologjisë ka ardhur gjithnjë e më shumë në zhvillim dhe sot rrallë ndonjë person mund të jetë që nuk ka një smartfon në dorë.

Por nuk mund të harrojnë se si ka ardhur në zhvillim historia e telefonave.

Në këtë artikull do t’ju njohim me 15 celularët nëpër kohë që kanë bërë historinë.

Motorola DynaTAC 8000X.

I pari celular i nxjerrë në treg. Eshtë viti 1983 dhe kushton 4 mijë dollarë. Peshon afro 1 kg dhe është në duar të vetëm pak profesionistëve, të cilët e tregojnë gjithë krenari. Prototipi i parë funksionues i Motorola DynaTAC 8000X u realizua në vitin 1973 nga Martin Cooper.

Nokia 1011.

Eshtë i pari celular GSM që pushtoi publikun e gjerë. Nokia 1101 peshonte 475 gramë dhe kishte një ekran Lcd bardhë e zi, si dhe një antenë të zgjatshme. Kishte një numër të madh opsionesh shtesë, si mesazhet në tekst dhe… sërish mesazhe në tekst. Një kureshti e vogël: numri 1011 i referohet datës së hedhjes në treg, 10 nëntor 1992.

IBM Simon.

Eshtë i pari smartphone i historisë, me funksione telefonie. Një pajisje e vërtetë që bënte gjithcka, për kohën e vet. Përtej funksioneve të telefonit normal, SImon përfshinte edhe ato tipiket të një PDA-je të kohës, si kalendari, lista e emrave, ora, makina llogaritëse, blloku i shënimeve, email dhe ndonjë lojë. Po kështu mund të shkruaje direkt në ekran me një penë…

Nokia 9000 Communicator.

Mbërrin në 1996 dhe i hap rrugë kategorisë Communicator, linjë e dedikuar për menaxherë dhe zhvillues: ishte ndër të parët me tastierë dhe lejonte dërgimin dhe marrjen e emaileve. Kishte memorie 8 MB, nga të cilët 4 të dedikuar aplikacioneve, 2 programeve dhe 2 për të dhënat e përdoruesit.

Motorola StarTAC.

Vjen në 1997 dhe sjell një risi në projektim: është i pari celular me kapak. Eshtë i frymëzuar nga Star Trek.

Siemens S10.

Në vitin 1997 vjen edhe celulari i parë me ekran me ngjyra, në gjendje të shfaqë tekst në ngjyrë të kuqe, të gjelbër, blu apo të bardhë. Katër ngjyra mund të duken pak, përkundër 16 milionë të sotmeve. Por për kohën ishte një revolucion i vërtetë.

Nokia 7110.

Eshtë i pari celular me një lundrues interneti. Modeli i famshëm hapej me rrëshkitje për të shfaqur tastierën. Hapja me rrëshkitje ishte eksperimentuar për herë të parë në pararendësin e tij, Nokia 8110 në filmin “Matrix”, për një efekt skenik më të mirë, dhe më pas doli në treg në shkallë të gjerë. Ishte agoni e vërtetë të hapje një faqe interneti me të, por gjithësesi ishte modeli që i hapi dyert një tendence të re, e cila sot është e përhapur kudo. Por ishte viti 1999.

Nokia 3210.

Në pamje të parë nuk duket të ketë asgjë speciale: projekt anonim, pa lidhje në internet, pa kamera dhe as tastierë me rrëshkitje. E megjithatë Nokia 3210 është një prej më të shiturve të kolosit finlandez, me 160 milionë copë të shitura (doli në vitin 1999). Sekreti? Zhduket antena e zgjatshme dhe vjen T9, sistemi i shkrimit të shpejtë të sms-ve.

Nokia 8210.

I prezantuar në vitin 1999 në Paris gjatë përvjetorit të tridhjetë të Kenzos, 8210 ka qenë celulari më i vogël dhe më i lehtë i prodhuar nga Nokia. Eshtë bërë shumë i famshëm edhe në burgje, sepse vizitorët arrinin që ta fusnin në qeli tek të burgosurit duke e futur në gjithfarësoj vendesh. Sot përjeton një rini të dytë, sipas revistës Vice, mes shpërndarësve anglezë: bateria zgjat shumë, nuk ka Bluetooth, teknologji komunikimi të afërt (NFC) as edhe ËiFi – gjë që do të thotë se askush nuk mund të të spiunojë lëvizjet – por ka infra të kuqe, që i lejon shpërndarësit që të transferojnë me shpejtësi të dhënat, në rast se ka nevojë ta ndërrojë.

Siemens c 25.

Protagonistët e telefonisë kanë ndryshuar me shpejtësi. Përpara ardhjes së smartphone, dominimi ishte europian: Nokia, ishte suedezja Ericsson, dhe për një farë kohe ka qenë edhe Siemens, që ka shitur disa milionë C25.

Nokia 3310 dhe 3330.

Të paharrueshëm dy celularët “binjakë” prodhuar nga Nokia duke nisur nga viti 2000. 3310 ka qenë një prej celularëve më të shitur në botë: bëhet fjalë për 126 milionë ekzemplarë. Suksesi erdhi edhe prej faktit që ky model ishte tejet i fortë, i rezistonte rënies apo lagies së papritur.

Ericsson T68.

I dalë gjatë stinës së Krishtlindjeve 2001, është i pari celular Ericsson me një ekran me ngjyra. Në një kohë të dominuar nga ekranet super Amoled dhe retina display, ky ekran i vogël LCD me 256 ngjyra me rezolucion 101 x 80 pixel, të bën të qeshësh pak, por Ericsson T68 ishte shumë i suksesshëm në Krishtlindjet e 2001. Peshonte shumë pak dhe ofronte lidhje Gprs e Bluetooth. Një model i dytë, T68i doli më vonë, nën emrin Sony Ericsson.

NEC e606 Tre.

Ka qenë i pari operator që nxorri Umts, ose teknologjinë e telefonisë së lëvizshme të brezit të tretë (3G) dhe ky model ishte pjesë e ofertës fillestare. Ishte në gjendje të bënte atë që celularët e tjerë nuk mundeshin në 2003-shin e largët: videotelefonata dhe lundrim në internet të shpejtë. Mëkat që e kishte ekranin me rezolucion të ulët, fotokamerën jo në lartësinë e situatës dhe bateria zgjaste shumë pak.

Motorola RAZR.

Projekti është një përbërës shumë i rëndësishëm në një celular dhe Motorola goditi në shenjë me “tehun” e vet që të kujton pak mitikun StarTac në vitet 90. Motorola RAZR ishte shumë i hollë dhe shumë i lehtë, falë telajos në alumin. Një quadband GSM/GPRS me ekran të dyfishtë (i jashtmi me ngjyra 96×80 pixel dhe TFT me ngjyra 2.2 polësh, 176×220 picel) fotokamera VGA me zoom 4X. Shumë multimedial për kohën, shkruan Bota.al.

Iphone.

Mbërrin epoka e smartphone-ve. Steve Jobs e prezanton para botës në skenën e Macëorld në 9 janar 2007. Mbërrin në dyqanet në Amerikë në 29 qershor. Apple shet 270 mijë vetëm gjatë 30 orëve të para. Ekran i madh me shumë prekje, ëiFi dhe bluetooth, një sërë aplikacionesh falas dhe me pagesë për të lundruar, luajtur, dërguar emaile dhe dëgjuar muzikë. Ka 4 Gb memorie dhe ka video e fotokamera. Nga ai moment, celularët nuk do të jenë më si një herë e një kohë.