1- Google Ngram Viewer
Google Ngram Viewer mundëson kërkimin e fjalëve kyçe në miliona databaza, që i përkasin një harku kohor tepër të madh. Një mjet i nevojshëm për të përcaktuar trendet e kohës.
2- Google Correlate
Përdoret për të parë trendin në kohë të fjalëve specifike. Ekziston mundësia e të krijuarit një grafik, ku më pas Google Correlate do t’ju japë fjalët kyçe, që i përshtaten po atij grafiku.
3- Google Trends
Një tjetër mjet nga Google për të ndihmuar në përcaktimin e trendeve të kohës. Mjafton thjesht të shkruani një fjalë dhe ju shfaqen të gjitha informacionet përkatëse në lidhje me përdorimin e saj gjatë gjithë viteve.
4- Google Think Insights
Një mjet i nevojshëm për sipërmarrësit dhe profesionistët në industri të ndryshme. Këtu do mund të gjeni studime të ndryshme, si dhe këshilla për të zhvilluar më tej biznesin tuaj. Google Think Insights ju ndihmon gjithashtu në analitikat e faqes tuaj të internetit, nëse keni një të tillë.
5- Google Public Data Explorer
Krijon mundësinë e kërkimit nëpërmjet databasa-ve në të gjithë botën si Banka Botërore, Eurostat etj. Pasi keni gjetur atë çfarë ju nevojitet, mund të krijoni një grafik përkatës, përsëri me ndihmën e këtij mjeti.
6- Full Value of Mobile
Një analizues tepër praktik për biznezet. Ju bën të mundur të njihni më mirë audiencën në faqen tuaj dhe të kuptoni se sa prej tyre bashkëveprojnë me ju nga celulari. Në këtë mënyrë arrini të bëni dhe një vlerësim të faqes tuaj.
7- Get your business online
Iniciativë e Google, për t’u ardhur në ndihmë bizneseve të vogla dhe për të zhvilluar ekonominë e zonës në të cilat ato ndodhen.
8- Webmaster Tools
Lejon adminët e faqes të monitorojnë trafikun në faqet e tyre të internetit.
9- Schemer
Schemer është ndërthurja e një “to-do list” më një aplikacion ndihmues në planifikimin e eventeve. Lidhet lehtësisht me adresën në G-Mail dhe ështe ideale gjatë udhëtimeve turistike.
10- Google Fonts
Ju mundëson përdorimin e fonteve të ndryshme të shkrimit, të cilat mund të përdoren privatisht ose për arsye komerciale.
11- Google Developers
Google Developers ofron informacione të përdorshme nga developers, si dhe u krijon atyre mundësine e bashkëpunimeve dhe takimeve për punë.
12- Dart
Dart është një gjuhë programimi e krijuar nga Google me synim zëvëndësimin e JavaScript si gjuhë e aplikacioneve moderne. U prezantua si gjuhë programimi në vitin 2011, por është akoma në faza zhvillimi.
13- Google Keep
Google Keep lidhet me Google Drive dhe shërben si një “notebook” për ato që duan të mbajnë shënime gjatë kohës që janë në lëvizje.
14- Google Sky
Pjesë e Google Earth, Google Sky ju lejon të eksploroni hapësirën dhe sistemet yjore, e gjitha kjo e bërë e mundur prej bashkëpunimit me Nasa.