13-vjeçari që krijon vetë aplikacione

Teknologji

Shkencat kompjuterike kanë tërhequr pas vetes gjithnjë të apasionuarit teknologjik. Ky është edhe rasti i 13-vjeçarit Hysen Ndrekgjoni. Historia e tij është tejet e veçantë, gjithçka fillon në moshën 3-vjeçare kur nisi të përdorte kompjuterin e babait. Kureshtja e pasioni së bashku e shtyn që ai të mësonte dita-ditës gjëra të reja. Në moshen 8 vjecare ai dinte te gjithe paketen e Microsoft Office, atë që edhe nga të rriturit pak kush e di. Aplikacionet e para të krijuara nga Hyseni janë disa makina llogaritëse të thjeshta. Për të shkuar me pas deri tek një aplikacion që bllokon faqet e padëshiruara, i përdoruar nga prindërit për mbrojtjen e fëmijeve të tyre. Hyseni Ndrekgjoni duket se është i etur për të ditur gjithnjë e më shumë përsa i përket kompjuterit. Madje ai ka ndër mend ta vazhdoj këtë pasion, i sigurt se një dite do të bëhet një nga emrat e mëdhenj shqiptar për teknologjinë kompjuterike.