Laptopët po bëhen gjithnjë e më të përdorshëm, e madje po zëvendësojnë edhe kompjuterët e zyrave.
Por para se të blini një të tillë duhet të dini se cilët janë më të mirët.
Ekspertët e portalit FindTheBest në vijnë në ndihmë për këtë, me një renditje për 10 më të mirët.
10. Alienware M18x (kushton 1,999 $)
Ai është 18.4-inch dhe punon me Windows 7. I shpejtë për punime grafike dhe lojëra.
9. HP Spectre XT TouchSmart 15-4010nr (1,399$)
Një ultrabook që ka performancë të shkëlqyer. Punon me një proçesor i7-Intel 3517U Single Core, me shpejtësi 3 gigahertz.
8. Apple MacBook Pro 15-Inch, Retina Display (i prodhuar në mesin e vitit 2012). Kushton 2,199 $
Sistem operimi OS X. 8GB RAM dhe një HardDrive hybrid që e bën më të shpejtë se laptopët normalë.
7. Dell Latitude 6340u (kushton 1,297 $)
Një ultrabook me 8GB RAM. I shpejtë dhe ka 36 muaj garanci.
6. Dell Precision M6500 (kushton 1,699 $)
Një prej Dell-ëve më të fuqishëm. 32 gigabytes RAM e bëjnë atë një prej më të shpejtëve në treg.
5. Apple MacBook Air 11-inch (i prodhuar në mes të vitit 2013). Kushton 999 $
Një prej laptopëve më të lehtë dhe më të shpejtë. Të veçantë e bën edhe bateria që zgjat mbi 9 orë punë.
4. Apple MacBook Air 13-inch (i prodhuar në mes të vitit 2013. Kushton 1,099 $.
Modeli është i ngjashëm me MacBook Air 11-inch, por është paksa më i madh. Ai ka një prej baterive më të fuqishme për momentin, që zgjat mbi 12 orë.
3. Vizio CT15-A4 (kushton 899$)
Punon me Windows 8. Ai është i hollë dhe mjaft i lehtë, përveçse edhe shumë i shpejtë.
2. Apple MacBook Pro 13-Inch, Retina Display (i prodhuar në vjeshtën e vitit 2013). Kushton 1,299 $.
Ai është i fuqishëm sa një desktop. Duket se nuk ka konkurrentë për shpejtësinë.
1. Apple MacBook Pro 15-Inch, Retina Display (i proshuar në vjeshtë të vitit 2013). Kushton 1,999 $.
Jo më kot klasifikohet në vendin e parë. Gjithçka optimale. Performancë të shkëlqyer. Nëse do ta blini, nuk do të zhgënjeheni.