A e përdorni Snapchat-in? Ai nuk është thjesht një aplikacion për të dërguar foto të cilat nuk ruhen. Ju mund të komunikoni me miqtë tuaj, të lexoni lajme dhe të bëni telefonata video.
Snapchat ofron dhe disa opsione të tjera përveçdërgimit të fotove.
- Ju mund të zgjidhni vet se sa minuta do të qëndrojë foto juaj në ekran. Maksimumi është 10 sekonda por mund të qëndrojë edhe më pak.
- Mos mendoni se fotot zhduken dhe nuk mund t’i ruani. Nëse klikoni në butonin e dytë majtas poshtë, fotoja ju ruhet në galerinë e celularit tuaj.
- Teksti që ju shkruani mund të ndryshojë madhësi dhe ngjyrë. Pasi shkruani tekstin, klikoni në butonin T lart dhe teksi zmadhohet dhe lëviz siçju dëshironi. E njëjta gjë ndodh edhe me emoji.
- Ju mund të vizatoni mbi foton tuaj me çdo ngjyrë që dëshironi, mjafton të klikoni në butonin si në foto.
- Nëse doni të shikoni imazhin tuaj “tëçmendur”klikoni mbi fytyrën tuaj dhe do të mund të përdorni lente të ndryshme dhe t’i ruani ato.
- Pasi vendosni një foto në“My story”, ju mund të kontrolloni se cilët nga miqtë tuaj e kanë parë atë. Jo vetëm kaq, por nëse nuk ju pelqën më ju mund ta fshihni atë, pa kaluar 24 orë.
- Keni parë snapchatin e dikujt por do të donit ta shikonit përsëri? Ka një opsion për këtë! Klikoni mbi snapin dhe më pas klikoni replay. Do ta shihni edhe njëherë atë që miqtë tuaj ju kanë dërguar. Por kujdes, pasi personi që jua dërgoi do të marrë një njoftim që ju e patë për të dytën herë.
- Fusha e tekstit shërben gjithashtu si një kërkim në Google për stickers. Shkruani “work”ose “no”dhe do të shikoni dhjetëra figura që shfaqen.
- Gjithashtu, ju mund të dërgoni në snapchat foto nga galeria juaj. Mjafton të klikoni mbi butonin e galerisë dhe do të aksesoni çdo foto të shkrepur më parë.
- Ju mund të dërgoni në chatin e Snapchatit video të rregjistruara, telefonata apo audio. Por kujdes, menjëherë sapo i rregjistroni, ato i dërgohen automatikisht personit tjetër.