Historia e Hayat dhe Murat ka rrëmbyer zemrat e të gjithë publikut që pas përfundimit të “Dashuri me Qira”. Ky serial kaq i dashur me protagonistë Hande Ercel dhe Burak Deniz është transmetuar nga e hëna në të premtë në 3Plus. Duke nisur nga data 9 Tetor, këtë serial do ta ndiqni në po të njëjtin kanal por në orën 21:45.
Në orën 21:00 do të vijë në 3Plus “Flakë pasioni”. Që prej datës 26 shtator, kur ky seriali nisi në Tring, ka mbërthyer para ekranit mijëra teleshikues. Një histori e vjetër që vazhdon të lëndojë të tashmen. Një premtim që do të bashkojë Kerimin dhe Hyljanë, por a do të pranojnë ata të dy të ndjekin fatin e tyre? Për të mos humbur asnjë episod të këtij seriali, ju kujtojmë gjithashtu përmbledhjen javore çdo të diel në orën 16:00 në Jolly HD.
Mos i humbisni të dy këta seriale nga e hëna në të premtë në ekranin e Tring.