Nga një mësues historie krejt papritur e sheh veten president të vendit te tij. Sigurisht pa marrë parasysh synimet dhe qëllimet e atyre që e zgjodhën emrin e tij, ai është I bindur se pavaresisht mungesës së eksperiencës si politikan, të drejtosh dhe të udhëheqësh një vend do të thotë ti shërbesh njerëzve . Kjo është historia që përshfaqet në serialin aq shumë të ndjekur.
”Në shërbim të Popullit”, është seriali komik i luajtur nga presidenti aktual I Ukrainës, Volodomir Zelenski në kohën kur akoma ishte një aktor humori. Përpos karrierës politike, dhe situatës së luftës në Ukrainë, Zelensky është I njohur dhe për deputimet e tij në filma të ndryshëm dhe në kompeticione artistike siç është Dancing with the Start Ukrainë, ku ai është shpallur fitues. Seriali u zhvillua për tre sezone dhe përfundoi kur Zelensky vendosi të kandidonte për president të Ukrainës në vitin 2019, nën flamurin e një partie të re politike, e quajtur gjithashtu “Në shërbim të popullit”.
Seriali që është bërë hit në shumë vende të botës, po transmetohet në dy kanalet e Tring, Jolly HD dhe Smile, prej 2 javësh duke shënuar një numër rekord audience.
Suksesi dhe jehona e këtij seriali, nuk lidhet vetëm me faktin që Presidenti Zelenski është tani në qendër të ngjarjeve botërore, por edhe me temat e forta lidhur me klanet e qeverisjeve, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, lidhjen e oligarkisë me pushtetin,etj, që për shumë vende të Evropes lindore por dhe me gjerë, janë shumë aktuale.
Ndershmëria, korrektësia, përgjegjshmëria, devotshmëria, sinqeriteti dhe modestia që karakterizojnë presidentin e zgjedhur, nëpërmjet një humori të zgjuar, vihen përballë përfitimit dhe avantazheve, që kërkojnë të fitojnë familjarët dhe të afërmit tij.
Të drejtat e transmetimit të këtij seriali po blihen me shpejtësi nga pothuajse çdo operator në botë. Në Tring, ai po transmetohet nga e hëna në të premte, në orën 21.00 në Jolly HD dhe në orën 21.30 në kanalin Smile.
Duke nisur nga data 4 prill, seriali do të rifillojë të transmetohet edhe një herë nga fillimi në orën 19.10 po në kanalin Jolly HD, pa ndërprerë premierën e orës 21.00.