Humbi për shumë vite nga vëmendja e publikut dhe ka vetëm pak kohë që, aktori i mirënjohur Xhevahir Zeneli është rikthyer përsëri në role kinematografike dhe teatër. Por, mesa duket kjo punë, sikurse dhe për shumë artistë të tjerë, nuk arrin të kënaqë xhepin, e një prej figurave ikonë të filmave të Kinostudios Shqiptare. Kjo situatë ka bërë që Xhevahir Zeneli, të konisderojë mundësinë e “punësimit” si dedektiv privat, duke gjurmuar tradhëtinë në çift.
Ai ka pranuar ofertën 2 mijë euroshe të Bela Kuqézit, për të gjurmuar bashkëshortin e saj Albert Kuqézi, për të cilin ka dyshime dhe prova se e tradhton. Këta të fundit, nuk janë aq më shumë e as më pak, sesa personazhet e serial komedisë prodhuar dhe transmetuar në Tring, “Familja Kuqézi”.
U ftua si personazh special (çka është në konceptin e produksionit, ku krahas 6 antarëve të familjes Kuqézi, të përfshihen në role episodikë emra të të njohur të artit e më gjerë) por Xhevahir Zeneli, në vend të qetësonte situatën në çift, krijoi tensione të reja.
“Familja Kuqézi” për pak sa nuk u shkatërrua për një pullë, e jo për një pullë të çfarëdoshme, por për një pullë të rrallë koleksioni, që Alberti, bashkëshorti i Belës, e bleu në internet. Pa konfirmimin e së shoqes, ai mori 2 mijë euro nga kursimet e familjes, çka nxiti Belën të dyshojë për një tradhti të të shoqit, i cili nuk paraqiti asnjë shpjegim për harxhimin e parave të munguara. Ndaj, Bela paguan Xhevahirin të dedektojë dhe gjatë përgjimit të një bisede që ai i bën Albertit dhe vëllait të tij Edit, regjistron bisedën e cila në fakt krijon keqkuptime dhe hamendësime për një tradhti të mundshme. Por, fatmirësisht Alberti e shet pullën, duke zbardhur çdo hije dyshimi.
Xhevahiri dështon në “punën” e tij të parë si dedektiv, ndërsa familja Kuqézi i humbi përfundimisht 2 mijë euro, të cilat shkuan për pagimin e dedektivit privat.
Të gjitha këto ngjarje komike dhe të tjera, janë pjesë e episodit të katërt të “Familja Kuqézi”, e cila prej 1 janarit transmetohet në platformën Tring çdo të shtunë, ora 19:00 në Jolly HD, çdo të hënë, ora 21:30 në Smile dhe çdo të martë, ora 16:00 në Tring Shqip!