Vjen sot në ekranin e Tring quiz-show i vetëm në ekranet shqiptare “Përgjigju, gatuaj, fito”. Si çdo javë, tre konkurrentë VIP do të përballen me një sfidë të dyfishtë: të gatuajnë sa më mirë dhe t’i përgjigjen saktë pyetjeve mbi kuzhinën. Juria e përbërë nga Linda Fishta, Eraldo Rexho dhe Florian Agalliu do t’i vlerësojë për të shpallur vetëm një fitues.
Në puntatën e sotme të ftuarit VIP janë Besmir Bitraku, Linda Jarani dhe Klodiana Shala! Besmir Bitraku është aktor i njohur ku ka spikatur për rolet e tij në “Skanderbeg”, “Radio Radio” etj. Linda Jarani është gjithashtu një aktore shumë e talentuar. Ajo njihet si shkodranja e “O sa mirë”. Klodiana Shala njihet si atletja shqiptare që ka thyer më shumë rekorde kombëtare dhe ka fituar më shumë medalje.
Nëse keni humbur puntatën e javës së kaluar të “Përgjigju, gatuaj, fito” mund ta shihni atë këtu. Ju rikujtojmë gjithashtu takimin e sotëm në orën 20:30 në Living HD!