TRING SPORT, platforma më e madhe sportive në vend.

Programe Sport

TRING SPORT, platforma më e madhe sportive në vend, është në prag të nisjes së sezonit të ri 2024-2025, krenare më shumë se kurrë për paketën prestigjioze dhe gjithëpërfshirëse që do të ofrojë që në nisje, me dy shtyllat kryesore të futbollit evropian dhe botëror, Uefa Champions League dhe Serie A, këtë vit nën moton “më shumë”.

Me Serie A si ekskluzivitet absolut për territorin shqiptar deri në vitin 2029, nga 17 gushti fillon magjia e kampionatit më të dashur të futbollit, që nuk do të mund të ndiqet askund tjetër veçse në kanalet sportive të platformës. Dhe vetëm pak ditë më herët, me 10 gusht, një tjetër event ekskluziv, Coppa Italia, së cilës në janarin e 2025 i bashkohen edhe emocionet e Suppercoppa Italia, duke plotësuar kështu tablonë e të gjithë futbollit italian.

Tradita vazhdon të paktën deri në vitin 2027 me madhështoren Uefa Champions League, që prej 20 gushti, vjen me një ndryshim epokal. Një formati i ri, me më shumë ndeshje dhe ekipe, do të dhurojë magji në fushë dhe përplasje epike që në nisje.

Me Uefa Super Cup 2024 mbrëmjen 14 gushtit fillon spektakli nën logon Uefa, ku kampionët e Evropës do të përballen me fituesit e Europa League për të shpallur Super Kampionët e Evropës.

Uefa Youth League do të startojë nga 17 shtatori.

Liga Portugeze, si një ligat më të mira kontinentale, ngre siparin nga 9 gushti, për të disatin vit radhazi.

Me Moto Gp adrenalina vijon javë pas jave, ndërsa NBA i bashkohet buqetës sportive 2024-2025 nga 22 tetori, për ta bërë atë edhe më të larmishme.

TRING i sjell të gjitha këto kompeticione dhe jo vetëm nën logon Tring Sport, që përveçse platforma sportive më e madhe në vend, është edhe e prekshme dhe e përshtatshme për të gjitha familjet dhe individët dhe një propozim thjesht i pakrahasueshëm, tanimë lehtësisht e aksesueshme edhe përmes shërbimit online tërësisht të rinovuar.

Gati për në tribunë? Më mirë në tribunën tuaj Vip, në Tring Sport!