Tring sjell Summertime!

Programe

Gati për një verë të paharrueshme me premiera, aventura të çmendura dhe histori plot emocion?

Tring sjell Summertime!

Nga 1 korriku deri më 1 shtator, Tring Family bëhet Tring Summertime, një kanal i dedikuar, 24/7 me filma të përzgjedhur që përcjellin magjinë e stinës së nxehtë. Çdo mbrëmje një film i ri, të gjitha premierat e sezonit, familje, fantazi, komedi, action-adventure, një zhanër për preferencat e gjithsecilit, me një emërues të përbashkët, gjithçka ndodh në verë, në verën dehëse, plot ngjyra, plot jetë.

Nga supeheronjtë te rrëfenjat e mrekullueshme për miqësinë e dashurinë, te filmat që na bëjnë të ndajmë eksperienca.

Një katalog i larmishëm për të gjithë adhuruesit e kinemasë, blockbuster-s, personazhet ikonikë, për t’u arratisur në një univers argëtimi me qindra tituj.

Askund tjetër vera dhe aventurat e saj nuk ndihen kaq fuqishëm sa në Tring Summertime, një përvojë unike që mund ta përjetoni jo vetëm në rehatinë e shtëpisë, por kudo që të ndodheni, përmes shërbimit Tring OTT.

Ndaj, Tring ju fton të shijoni magjinë e stinës më elektrizuese të vitit përmes një udhëtimi pafund rreth e qark botës, me Tring Summertime, nga 1 korriku deri me 1 shtator.