Tring Series – Shtëpia e re e serialeve

Programe

Të gjithë e njohim shoqërinë teknologjike nga vijmë, duke përjetuar ndryshimet e mëdha ditë pas dite, por nuk njohim atë drejt së cilës jemi drejtuar.

Pas rënies së prodhimit në vitet ‘90 dhe fillim vitet ‘2000, produksionet e serialeve televizive po njohin një moment të pabesueshëm energjie krijuese. Ky ndryshim nuk ka të bëjë vetëm me aktorët apo regjisorët, por me të gjithë linjën e prodhimit, si skenari, prodhimi, shpërndarja.

Nuk dihet kohëzgjatja e fenomenit, apo ndikimi kultural mbi shoqërinë, por fakti që një debat i tille po ndodh, tregon mbi suksesin e serialeve televizive në vitet e fundit.

Sidoqoftë, ndjesia është se në botën e pafundme të televizionit, ato që shpërblehen janë historitë e mira. Prandaj nuk mund të flitet vetëm për risi teknologjike, pasi jo vetëm që i përshtatet progresit por shpeshherë e gjeneron atë.

Dhe jane pikërisht historitë dhe përmbajtja ato që I dhanë shtysën kryesore kësaj epoke 10 vite më parë, duke vazhduar në ditët e sotme më shumë se kurrë.  Pikërisht duke paraprirë të ardhmen, Tring nis një kapitull të ri, Tring Series, një kanal ku do të ketë brenda disa koncepte njëkohësisht. Me një ofertë të pasur me qindra tituj në vit, 3000 orë programacion në muaj, të gjitha në formatin High Definition.

Prime Time do të jetë një ndër pikat më të forta të kanalit, me në fokus serialet e momentit, hit në mbarë botën, dhe të paktën një premierë çdo ditë.

Nga orët e para të ditës deri në mbrëmje shpërnarja e serialeve do të jetë e shtruar nga e hëna në të premte, në mënyrë horizontale, me të njëjtat orare çdo ditë.

Ndërkohë që fundjava do të sjellë të tjerë tituj me një strukturë të konceptuar ndryshe, vertikale, duke transmetuar larmishmëri titujsh me episode që ndjekin njeri-tjetrin.

Fillimi i çdo sezoni të ri do të paraprihet nga maratona e sezoneve të mëparshme, për të mos humbur asnjë çast nga serialet tuaj të preferuar.

Kanali do t’u ofrojë shikuesve titujt më të suksesshëm dhe aktorët botërorë, fituesit e çmimeve Emmi.

Duke plotësuar në mënyrë të konsiderueshme me një gamë të larmishme përzgjedhjeje shumëllojshmërinë e zhanreve të propozuara, me shumë risi për të synuar një publik sa më të gjerë, me një lumë titujsh ekzistues dhe prurjesh të reja.

Do të ndiqni dramat e sagat familjare, serialet epike dhe historike që kanë shënuar momentet më të rëndëshme të historisë së njerëzimit, por edhe romancat, komeditë e deri te serialet aksion.

Tring Series do të përcjellë historitë më emocionuese e te dashura, nga cdo skaj I botes, duke na çuar në kohë dhe vende që vetëm mund t’i imagjinonim, duke u larguar nga normaliteti i jetës së përditshme, e duke gjetur veten në një botë krejt të re.

Kanali do të jetë vendi i duhur i historive të vërteta e mbresëlënëse që kanë ndryshuar botën, ikonave dhe legjendave, nga muzika e aktualiteti deri te biografitë më frymëzuese, I prodhimeve më të vlerësuara dhe të atyre që kanë shënuar trende të reja.

Aktoret më të famshme në rolet e femrave krenare, shpeshherë të inatosura por të brishta, krenare dhe  luftarake, mrekullisht të papërsosura, për histori të shkëlqyera, që në shumë raste kanë shënuar një pikë kthese për rolin e gruas në shoqëri.

Tring Series do të jetë edhe shtëpia i klasikeve të televisionit ndër vite, me titujt më të paharrueshëm që zgjojnë tek secili gjithmonë kujtime e emocione të forta.

Një vend të veçantë do të ketë edhe zhanri Crime, me dhjetëra tituj për çdo shije, nga thrilleri te noir, nga historite klasike të detektivëve tek hetimet shkencore policore apo procedurat e ndërlikuara gjyqësore.

Me një librari kurrë më parë kaq të pasur, do të ndqiqni historitë e personave të humbur pa gjurmë, por edhe shumë spin-off të serialeve me të famshëm.

Nga data 15 korrik në Tring fillon një histori e re, qe do t’ju stimulojë imagjinatën dhe kureshtjen çdo ditë.