Tring Collection, për dashurinë!

Programe

Dashuria nuk ka kohë, ajo vjen kur ti nuk po mendon për të. Dashuritë janë kthyer në legjenda, stampuar në libra dhe përjetësuar në këngë. Në dashuri, tragjedia dhe lumturia ecin përkrahë njëra tjetrës. Ajo është ndjenja më e stuhishme dhe e ëmbël njëkohësisht.

Për dashurinë dhe të dashuruarit, festa e Shën Valentinit do të ketë një shtëpi dedikuar ndjenjës më të bukur që zemra ndjen përmes filmave më të bukur të historisë së kinemasë! Nga data 11 deri në 14 Shkurt në Tring Collection.

Ja filmat që do të ndiqni.

11 shkurt

Martesë jo, por dashuri po – 21:00

Martesa e mikut tim më të mirë  – 23:00

12 SHKURT

Derisa vdekja të na ndajë – 21:00


Kërcënim dashurie – 22:45

13 SHKURT

Qyteti i yjeve – 21:00


Ditari i Brixhet Xhons – 23:10

14 SHKURT

Hiç – 21:00


50 puthjet e para – 23:00