TRESHAT nuk thanë asgjë , por i gjithë Instagrami u marros pas spotit për sezonin e ri

Programe

Në korrik të këtij viti ata nisën rrugëtimin e një programi humori, parimi i të cilit është të mos qeshin kurrë me veten.

Morën përsipër të mos e vishnin realitetin me luks e zbukurime para kamerave, por të bënin të kundërtën, të sillnin atë çka ndodh pas kuintave.

BORA ZEMANI, MODERATORJA E NJOHUR, DHE AKTORËT BINJAKË ROMEO DHE DONALD VESHAJ, goditën që në fillim duke krijuar një treshe speciale, e cila gjeneroi një frymë të re televizive dhe shumë lajme pikante në “show biz”- in shqiptar.

Treshat kanë tërhequr vëmendjen e publikut që në fillim e duke qenë se përshtateshin shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kishin kimi pas një sezoni shumë të suksesshëm, ata do të rikthehen sërish në një sezon të dytë.
Përmes një spoti, me skena kaosi të rikrijuara nga filmi Joker dhe Suicide Squad, Treshat nuk thonë thuajse asgjë, por imazhet janë aq nxitëse, saqë thjesht është super spot ! Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim datën kur treshat do të rikthehen në ekranin e TRING.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tring (@tring_albania) on