Serie A, Uefa Champions League, Nba, Moto Gp dhe jo vetëm kaq, për një sezon të ri të jashtëzakonshëm në Tring

Programe

Bëhuni gati, erdhi koha e emocioneve të mëdha! Sezoni 2023-2024 në Tring do të jetë madhështor! Kompeticionet sportive më elitare në planet rinisin ekskluzivisht në Tring më 16 gusht, për një sezon sportiv dhe televiziv fantastik, me Uefa Super Cup, për të vijuar me Uefa Champions League, Serie A, NBA, Moto GP, Kampionati Turk, Kampionati Portugez dhe jo vetëm… Sportdashësit tashmë e dinë, kjo është paketa sportive e ëndrrave! Dhe është ekskluzivitet absolut i Tring.

19 gusht në Tring, ngre ekskluzivisht siparin për sezonin e ri, Serie A, kampionati Italian i futbollit, kompeticioni që apasionon dhe mban të mbërthyer tifozët shqiptarë në luftën e ethshme për titull të mitikëve si Milan, Juventus, Inter, Roma, Napoli. Kampionati më drithërues, që bën bashkë miliona zemra.

22 gusht, me fazën “playoff”, rikthehet me gjithë madhështinë e vet, kompeticioni absolutisht më prestigjioz botëror i futbollit, Uefa Champions League, që zbret yjet në fushën e blertë, që ngre peshë zemrat e tifozëve në mbarë botën.

Ndërkohë që kampioni turk e portugez tashmë kanë nisur të dhurojnë spektakël dhe  Moto Gp fuqinë dhe adrenalinën e papërshkrueshme ,javë pas jave. ka zbritur në pistë, me   

Të gjithë për sportin, është slogani ynë këtë sezon, i cili do të sjellë surpriza dhe risi befasuese.

Për sportin, por jo vetëm, pasi në Tring do të gjeni gjithçka brenda një abonimi të vetëm. Me programacionin absolutisht më fantastik, me qindra orë kontent premierë çdo muaj, me produksionet e fundit të kinemasë, serialeve, dokumentarëve apo programeve për fëmijë, Tring është pa diskutim zgjedhja juaj e parë televizive.

Dhe më e bukura? Gjithçka mund ta ndiqni ku, kur dhe si të dëshironi ju, nga 4 pajisje njëherësh, pa asnjë kufizim.

Si thotë Loriku? Nuk ka më justifikime!

Ndaj, nxitoni të bashkoheni më familjen Tring dhe të përfitoni nga ofertat promocionale  1-vjeçare, në paketat tokësoresatelitore dhe OTT, duke u drejtuar në të gjitha pikat e autorizuara të shitjes, por edhe online, nga kudo që ndodheni