Rikthehet në ekranin e Tring një nga serialet tuaj të preferuar, ja kur mund ta ndiqni

Programe

sweialiioref

Sipas një anketimi në Turqi, “Dashuri me Qira” ishte një nga serialet që i kishte munguar më shumë publikut. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për publikun shqiptar, të cilët ranë dakord me këtë fakt. Historia e Defne dhe Omer ka qenë një nga historitë më të bukura të dashurisë. Kjo komedi romantike rikthehet në ekranin e Jolly HD me 2 episode premiere, nga e hëna në të premte në orën 14:30. Dy seritë e para nisin sot!

21802

Për të gjithë ju që do ta shihni për herë të parë këtë serial, ne ju tregojmë më shumë se si do të nisin ngjarjet.

Defne Topal e gjen veten në mes të një loje të rrezikshme në kërkim të parave për të larë borxhin e vëllait të saj. Ajo është një kameriere, e cila kujdeset për gjyshen, motrën dhe vëllanë e saj më të madh. Prindërit e kanë braktisur që në fëmijëri. Një ditë, në restorantin ku ajo punon vjen një djalë, i cili e puth krejt papritur si për t’u justifikuar para tetos së tij, Nerimanit, e cila i ka gjetur një vajzë për ta fejuar. Jeta e Defnes do të ndryshojë menjëherë pas kësaj puthjeje. Nerimani i bën një ofertë për t’u martuar me burrin që ajo ka marrë me qira për të. Për të shpëtuar të vëllanë nga borxhet, ajo e pranon këtë ofertë. Ka vetëm gjashtë muaj kohë për t’u martuar me të dhe për ta lënë. Kur Defne bëhet pjesë e jetës së Omerit, gjithçka do të ndryshojë përgjithmonë.

A do të arrijë Defne të përmbushë misionin për të cilin është paguar? Do të kuptojë Omer lojën dhe ti falë asaj sekretin? A do të shndërrohet dashuria me qira në dashuri të vërtetë?

degne