Rikthehet me sezonin e tretë një nga serialet më të ndjekur në Tring

Programe

oulamnd

Dy sezone të serialit “E huaja” janë transmetuar me sukses gjatë muajve të kaluar në kanalin Jolly HD në Tring, por rrugëtimi i këij seriali nuk ka perfunduar. Më 1 maj do të rikthehet Kler, personazhi i dashur interpretuar nga Caitriona Balfe e cila e ka të kushtëzuar jetën prej udhëtimit në kohë.
Për 2 dekada ajo ka jetuar në botën e saj , por, asnjë burrë nuk ka arritur t’i japë të njëjtin pasion si Xhejmi. Ndërkohe në shekullin e 18 Xhejmi, ka mbijetuar në betejën e Kuloden dhe ndjehet i humbur. Ai e dashuron akoma Kler, por jeta e tij nuk është e sigurt. Edhe pas 20 vjetësh ndonëse në shekuj të ndryshëm ata shpresojnë në një takim të mundshëm. Por ku, kur, në ç’vend ?

Sezoni i tretë do të nisë me Kler, e cila është shtatzënë. Ajo zhvendoset në Boston bashkë me Frank. Koha në të cilën ndodhen është viti 1948. Pas pak kohësh, teksa ka nisur t’i përshtatësh jetës së një shtëpiakeje, Kler sjell në jetë vajzën e saj dhe të Xhejmit, i cili sapo i ka mbijetuar një betejë në vitin 1746, por kjo nuk e ka shpëtuar nga një sërë veshtirësish që do të pasojnë.

Do të jetë një sezon i mbushur me përjetime mes shumë personazheve të këtij seriali. Një ndërthurje e bukur historish të ndryshme në kohë, por më shumë të përbashkëta. Nga data 1 maj, çdo të martë ora 21:00, dy seri njëra pas tjetrës, “E huaja” në Jolly HD!

UpE73PavOxc