Në një sagë që përqëndrohet në sundimtarë të plotfuqishëm, mercenarë dhe vrasës, cili ka më shumë superfuqi?
Fansat e të gjithë filmave fantastikë u prezantuan me personazhin e interpretuar nga aktori Vin Diesel me filmin e parë Alien në vitin 2000. Richard B. Riddick ishte një vrarës dhe kriminel i tmerrshëm që gjeti veten të izoluar në një planet armiqësor me robëruesin e tij mercenar dhe një grup plot udhëtarë të rrethuar nga një specie e tmerrshme aliene.J o çuditërisht, në një botë vrasësish dhe mercenarësh ka disa personazhe vërtet të fuqishëm. Disa janë vrasës të trajnuar,të tjerë kanë aftësi gjysmë të mbinatyrshme…
Këta janë dhjetë personazhet kryesore, të renditur sipas koeficientit të fuqisë së tyre. Asnjë nuk është për t’u nënvlerësuar!
- Dahl
Dahl ka aftësitë dhe fuqinë e nevojshme për të vrapuar në zonat më të vështira në galaktikë dhe bashkimi i saj me Boss Johns nuk është rastësi. Ajo është një luftëtare e zonja dhe një eksperte edhe më e mirë e armëve, e aftë të përdorë një sërë llojesh të ndryshme. Ajo është gjithashtu një snajpere eksperte, e aftë për të kapur objektivin nga distanca të mëdha, siç duket në filmin Ridik të vitit 2013. Asaj mund t’i mungojë aftësia fizike e nevojshme për t’u përballur me disa nga luftëtarët më të egër atje, si Riddick ose Diaz, por e kompenson atë me guximin që e karakterizon.
- Santana
Fuqia e Santanës vjen kryesisht nga një përzierje e aftësive të tij si mercenar dhe paparashikueshmërisë së tij. Ai është i dhunshëm, dinak dhe manipulues dhe i përdor të treja këto karakteristika në të njëjtën kohë për të marrë atë që dëshiron. Ai është gjithashtu i aftë të krijojë një aurë jo kërcënuese, veçanërisht nëse dëshiron që kundërshtarët të mendojnë se kanë përparësi. Ai nuk është një personazh për t’u nënvlerësuar, por nuk është armiku më i rrezikshëm i sagës. Kjo duket qartë kur një Ridik i lidhur me zinxhirë arriti të ndante kokën e tij në dy pjesë me hanxhar në vetëm pesë sekonda.
- Boss Johns
Boss Johns është babai i personazhit të Johns nga Alieni, megjithëse nuk janë plotësisht të ngjashëm. Ku Johns e tregoi se ishte një oportunist amoral, Johnsi i vjetër tregoi se mund të ishte një mercenar i ashpër me një kod nderi dhe integriteti. Ai drejton një nga ekipet më të mira tregtare në galaktikë, por është gjithashtu një mendimtar i zoti. Boss Johns është po aq i aftë si luftëtar, megjithëse duket se është shumë më i mirë në delegimin e strategjisë në ekipin e tij.
- Kyra
Kyra u bë i njohur në filmin e parë të sagës Ridik si një fëmijë i vështirë, por gjithçka ndryshoi në filmin e dytë. Pasi kishte kaluar një kohë të gjatë në një burg të sigurisë maksimale, Kyra i mësoi vetes artet e vrasjes të nevojshme për të kapërcyer të gjitha vështirësitë dhe të papriturat në mënyrën më trë mirë të mundshme. Kyra dhe Ridik u bënë një ekip, por Kyra shprehu zemërimin pasi u braktis nga Ridik. Asaj i pëlqente të luante “kush është vrasësi më i mirë” me Ridik dhe e ndihmoi atë me aftësitë e saj të forta luftarake, një shkallën e lartë të shkathtësisë dhe taktikat dinake.
- Diaz
Në fillim, Diaz dukej si asgjë më shumë se një njeri i fortë nën mburojën e Santanës, por nuk rezultoi kështu. Ai e kaloi pjesën më të madhe të filmit duke qëndruar i qetë, duke vepruar si mbështetje rezervë në rast se ndonjë gjë merrte përmasa më të mëdha. Sidoqoftë, në fund të filmit, ai u bë kërcënimi më i madh në planet pranë Ridik dhe Demons Mud.
- Krone
Krone ishte një nëntokësor Necromonger ambicioz dhe mashtrues, i cili nuk donte asgjë më shumë se të ishte Lord Marshall. Pasi plani i tij për të vrarë Marshalin dështoi në Beteja e Ridik, ai e gjeti veten nën autoritetin e Ridik. Por nuk mjafton me kaq, ai vazhdoi të ndërtonte shumë skenare vrasjeje kundër Ridik duke shpresuar që të funksiononin. Edhe pse planet e tij rezultuan gjithmone të dështuara, Krone ngelet një nga personazhet që shkaktoi më shumë dëme për Ridik në të gjithë sagën.
- Johns
Johns ishte kundërshtari kryesor i Ridik në filmin Beteja Ridik. Ai filloi si një mercenar në dukje dashamirës që dëshirontë të burgoste vrasësin e rrezikshëm Ridik për një kohë të gjatë. Megjithëse Riddick ishte një luftëtar i fortë, Johns ishte padyshim po aq i aftë për tu mbrojtur, duke e vërtetur që ishte një mercenar shumë I fuqishëm. Megjithatë, ndërsa kaosi filloi të shpërthejë, Johns tregoi se ai nuk ishte ai që dukej. Në të vërtetë, ai ishte një oportunist i gatshëm të përdorte të pafajshmit si karrem për Bioraptorët e rrezikshëm që jetonin në planetin M6-117. Një përzierje e aftësive luftarake të shpejta, aftësive në përdorimin e armëve dhe pamëshirshmërisë së plotë bëri Johns një nga armiqtë më të rrezikshëm të Ridik.
- Ridik
Richard B. Ridik është një nga vrasësit më famëkeq në të gjithë galaktikën dhe sigurisht një nga njerëzit më të rrezikshëm të gjallë. Si një banor i planetit Furya, Ridik ishte i mbushur me shqisa të mprehta, forcë dhe aftësi vrasëse. Kjo, e kombinuar atësinë për të parë në errësirë, e bën atë një kundërshtar të zotin dhe të frikshëm. Për sa i përket fuqisë, Ridik kishte pak konkurentë të vërtetë. Vullneti i tij për të mbijetuar ishte i pakrahasueshëm dhe instinktet e tij shtazarake e bënë atë të patrembur mes të gjithëve.
- Aereon
Në pamje të parë, Aereon (e luajtur nga Judi Dench) mund të duket se nuk është gjë tjetër veçse një plakë e padëmshme, por ajo është një nga qeniet më të fuqishme në universin Ridik. Ajo jo vetëm që është një anëtare e Elementalëve, por posedon një lidhje të thellë me rrymat e galaktikës. Ajo i demonstron këto fuqi përmes “artit të llogaritjeve”. Ishte ajo që zbuloi profecinë e luftëtarit Furyan që do të rrëzonte Lord Marshall, i cili doli të ishte Riddick.
- Lord Marshal Zhylaw
Vetëm pak qenie të tjera ishin aq të rrezikshëm sa Lord Marshal Zhylaw. Ai komandoi Nekromongerët e frikshëm në fushatën e tyre të gjerë galaktike. Kjo qenie e veçantë ishte e talentuar dhe zotëronte fuqi të mbinatyrshme si shpejtësia, forca dërrmuese dhe aftësia për të tërhequr shpirtrat drejtpërdrejt nga trupat e viktimave. Ai do ta kishte shkatërruar lehtësisht Ridik-un, po të mos ishte ndërhyrja e Vaakos, i cili po kërkonte fronin. Në fund, Ridick pati mundësinë të përfitonte nga dobësia e Lord Marshall, nevoja për të kaluar nga një pikë në tjetrën, duke ngulur një thikë drejt e në kafkën e tij.
Sagën “Ridik” e ndiqni nga data 7 deri në 9 Dhjetor në Tring Collection. Mos e humbisni!