‘Play’, emisioni më i ri argëtues dhe edukativ në platformën Tring!

Programe

Play, është emisioni më i ri për fëmijë, prodhim i platformës Tring! Synon të përfshijë grupmoshat nga 6-8 vjeç dhe ka si qëllim argëtimin por edhe edukimin nëpërmjet lojërave. Loja do të zhvillohet mes dy grupeve me nga 5 veta. Secila skuadër ka mundësi të shpalosë aftësitë fizike dhe inteligjencën e grupit.


Gjatë një emisioni do të ketë 5 lojëra. Skuadra fituese do të ketë mundësi të vazhdojë konkurimin edhe javën e ardhshme.
Lojërat janë me karakter fizik me një kohë të caktuar ku fëmijët do të duhet të tregojnë shkathtësinë e tyre, si dhe inteligjencën ku do të vihen në provë dijet dhe përqëndrimi i fëmijëve.


Gjithashtu ka momente relaksi ku lojrat janë muzikore duke përfshirë këngën dhe kërcimin. Çdo javë lojërat do të jenë të ndryshme dhe do të ketë të tjera bonus të realizuara nga drejtuesi i emisionit Kristi Karkanaqe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tring (@tring_albania) on

Këtë emision do t’a ndiqni nga 13 Marsi çdo të premte ora 19:00 në Kids!