‘Play’, emisioni më argëtues për fëmijë, rikthehet me sezonin e gjashtë në Tring

Programe

‘Play’ është një ndër emisionet më të dashura të platformës Tring që prej kohësh ka bërë për vete shikuesit e vegjël ! Ky program synon të përfshijë grupmoshat nga 7-10 vjeç dhe ka si qëllime kryesore argëtimin por edhe edukimin midis garuesve. Lojrat do të zhvillohen mes dy grupeve me nga pjestarë. Në ‘skenën e garës’, secila skuadër ka mundësi të shpalosë aftësitë fizike por dhe inteligjencën e grupit.

Ky emision sjell një larmishmëri lojërash duke nisur nga ‘Terreni i vështirë’, Kokfurça’,’ Mimo – gjej fjalën’, ‘Gjeje çfarë- ushqimi’ e ‘Katapulta’.
Por nuk mbaron gjithçka me emisionin! Gara për fituesit vazhdon! Skuadra fituese do të ketë mundësi të vazhdojë konkurimin edhe javën e ardhshme. Lojërat me karakter fizik zhvillohen në një kohë të caktuar ku fëmijët duhet të tregojnë shkathtësinë e tyre, si dhe inteligjencën ku do të vihen në provë dijet dhe përqëndrimi i tyre.

.

Të mos harrojmë momentet e relaksit ku lojrat muzikore përfshinë këngë dhe kërcimin. Çdo javë lojërat do të jenë të ndryshme dhe do të ketë të tjera bonuse të përgatitura nga drejtuesi i emisionit Ermir Hoxhaj.

Audicionet për emisionin e preferuar të fëmijëve “PLAY” u hapën!

Formoni skuadrën tuaj prej 5 vetash me shokët dhe shoqet e klasës, edhe ejani të luajmë në TRING.

Për më shumë informacion, ju lutem na telefononi në numrin 069 608 8490.