Nëse je fëmijë i viteve 2000’-2010’ atëhere është e sigurt që i njeh zanat magjike të serialit Winx Club.
Edhe pse mund ta kemi parë dhe riparë me dhjetra herë, fakti që secila nga zanat e preferuara të vajzave të vogla është bazuar në një figurë reale të showbizit është shumë pak i njohur.
Bloom është personazh i bazuar tek Britney Spears, Stella tek Cameron Diaz kurse Flora tek Jennifer Lopez. Musa ka ardhur si personazh I inspiruar nga Lucy Liu kurse Techna nga Pink, ndërkohë që Aisha (ose Layla) është e bazuar tek figura e Beyoncé.
Në këtë serial vizatimor prodhuesit dëshironin që zanat të përfaqësonin gruan moderne të kohës.
“Winc Club” e ndiqni nga e hëna në të premte ora 18:30 në Kids!