Përse fëmijët duhet të shohin “Derrkucen Pepa”

Programe

Në televizion cdo ditë e më shumë, po shfaqen programe nga më të ndryshmet të cilat pëlqehen nga fëmijët. Por sa prej tyre janë të përshtatshme edhe për prindërit dhe sa edukative janë ato për fëmijët e tyre? Shumë prindër janë tepër selektivë se çfarë dëshirojnë që fëmijët e tyre të shohin në televizor, pasi çdo gjë ka ndikim në rritjen e tyre. Derrkucja Pepa është një ndër këto programe.
Duke parë edhe shikueshmërinë e lartë që ka ky program, prindërit kanë filluar që ta pëlqejnë këtë personazh. Çdo episod flet rreth Derrkuces Pepa, familjes së saj dhe aventurave të shumta që ajo kalon.
Ne po ju rendisim disa arsye se përse fëmijët tuaj duhet të shohin “Derrkucen Pepa”:

1- Vlerësohet figura e femres
Mamaja e Pepës ka rolin kryesor në familje, duke zgjidhur probleme dhe duke rregulluar gjëra të ndryshme. Zonja Lepur është një zjarrfikëse. Doktoresha Hamster është një veterinere shumë e zonja. Në pjesën më të madhe të episodeve, është roli i femrës i cili bie shumë në sy.

2- Të mirat e aktivitetit fizik
Gjyshi Lepur është një tjetër personazh i cili u mëson fëmijëve të mirat e
aktiviteteve fizike, gjatë kohës së tij të lirë. Ai gjithashtu e ka shumë qejf djathin.

3- Humor përmes Pedro Pony
Një personazh sa i pafajshëm, aq edhe plot me humor. Eshtë një personazh i afrueshëm me vet fëmijët, me imagjinatën dhe mendimet e tyre të pafajshme.

4- Ti mund t’i bësh të gjitha
Zonja Lepur i bën të gjitha. Ajo është një zjarrfikëse, punon në një dyqan, në një akuarium dhe në muze. Kur Derrkucja Pepa shkon në Hënë, ajo është duke punuar në një dyqan suveniresh. Ky personazh është një model i mirë për fëmijët dhe të rriturit gjithashtu, duke u thënë që ato kanë mundësinë për t’i bërë të gjitha gjërat, mjafton të kenë dëshirën.

5- Fëmijët mësohen me rregulla në shtëpi
Dreka dhe darka është një ritual i rëndësishëm në shtëpinë e Derrkuces Pepa. Ato
mblidhen të gjithë së bashku dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Gjithashtu, askush prej tyre nuk humbet kohë në telefonin e tyre. Një gjë shumë e rëndësishme për brezin e tanishëm.

6- Çdo personazh ka të vecantat e tij
Të gjithë personazhet janë të ndryshëm, gjithsecili me të mirat dhe aftësitë e veçanta që i dallon nga njëri-tjetri. Kjo u mëson fëmijëve që të gjithë jemi të veçantë, brenda një komuniteti.

7- Fëmijët mësojnë rregullat e mirësjelljes
Të gjithë në familje janë shumë të edukuar. Ato thonë “faleminderit” dhe “të lutem” dhe flasin në mënyrë të sjellshme me prindërit.

“Derrkucen Pepa” mund ta ndiqni çdo ditë në orën 20:00 në Tring Tring.