Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen erdhën në ekranin e Tring me serialit «Lovebird-Trumcaku». Ata na njohën me historinë e Ferides dhe Kamranit, kryeveprën e letësisë turke. Megjithatë, ky serial përfundon dhe më datë 28 dhjetor vjen në Jolly HD “Zonja Fazilet dhe të bijat”.
“Zonja Fazilet dhe të bijat” është një nga serialet më të pëlqyer në Turqi, prodhim i vitit 2017. Në qendër të historisë është zonja Fazilet, një grua e cila gjithë jetën e saj ka ëndërruar për të qenë e pasur por kjo ishte vetëm një ëndërr. Ajo jeton me dy vajzat e saj në një lagje të varfër. Pas vdekjes së të shoqit, barra e familjes i bie Faziletit e cila kërkon të arrijë qëllimet e saj përmes të bijave.
Ece është vajza e vogël të cilën e ëma kërkon ta bëjë aktore apo modele.
Hazan është e kundërta e të motrës. Ajo punon si instruktore ne një palestre. Marrëdhëniet e saj me të ëmën nuk janë aspak të mira ndaj shpesh është agresive ndaj saj.
Jeta e Faziles dhe të bijave do të ndryshojë kur ata të njihen me familjen Egemen.
Ky serial sjell për publikun një sërë aktorësh shumë të kërkuar aktualisht në Turqi ku përmendim Nazan Kesal në rolin e Fazilet, Denis Baysal në rolin e Hazan, Afra Saracoglu si Ece, Mahir Gunsirak si Hazim etj.