Përfundon “Dashuri me Qira” – Ja cili serial do të fillojë në Tring

Programe

Serialet127

“Dashuri me Qira” ka qenë pasdiskutim një nga serialet më të pëlqyer nga publiku shqiptar. I mbushur me situata argëtuese dhe momente komike, historia e Defne, flokëkuqes bukuroshe dhe Omerit simpatik i bëri të gjithë për vete. Seriali vazhdoi transmetimet me sukses edhe në sezonin e tij të dytë, ekskluzivisht në Tring.

Megjithatë kjo histori dashurie e cila filloi si një lojë përfundon më 5 qershor për t’ia lënë vendin një tjetër serial po kaq të bukur. “Jetë, Dashuria nuk do fjalë” është seriali më i ri i cili pritet të fillojë në ekranin e 3Plus dhe Jolly HD!

Serialet119

Dy jetë të ndryshme…
Njëra e dominuar nga paratë dhe lakmia…
Tjetra nga miqësia dhe sakrifica…
Lidhen bashkë, nga ura e pashkatërrueshme e dashurisë.

Nga njëra anë është Murat, i pashëm, tërheqës, një burrë i ri që merr në dorë përgjegjësitë e biznesit të familjes në moshë të re. Nga ana tjetër është Hayat, e bukur, lozonjare, por ende nje vajze “e hutuar”, që jeton vetëm për t’u gëzuar. Ndersa aplikon për një vend pune, një zinxhir ngjarjesh ndodhin dhe e kthejnë gjithçka në një lëmsh në të cilin dashuria e saj dhe e Muratit do të jetë në qendër.

“Jetë, Dashuria nuk do fjalë” është një nga serialet më të pëlqyer në Turqi dhe me siguri i tillë do të jetë edhe për publikun shqiptar!