Një fjalë e vetme mund të na e ndryshojë jetën kryekëput. Maurisio, një donzhuan i pashoq që adhuron jetën mondane, vendos të martohet me Miranda Ferbenksin, të bijën e një milioneri, në mënyrë që të sigurojë investime për kompaninë e tij në prag falimentimi. Planet i dështojnë, kur, në mes të dasmës, shfaqet një vajzë 7-vjeçare, që quhet Anifer dhe që thotë se është e bija.
Mau, pasi vërteton përmes testit të ADN-së se është vërtet vajza e tij, vendos ta mbajë derisa të gjejë të ëmën. Si për ironi të fatit, ai drejton një kompani që prodhon e tregton lodra për fëmijë, por i ka zët fëmijët. Mes vështirësive të ndërmarrjes që po shkon drejt falimentimit, kërkimeve për të gjetur nënën e Aniferit dhe të papriturave të jetesës me një fëmijë, Maurisio njihet me Renenë dhe bie në dashuri me të.
Nëse nuk i thërret mendjes në kohë, të lënë për dikë tjetër, ose të fut jeta në brazdë me pahir. Maurisio Lopez Garsa dhe pesë baballarë të tjerë, do të mësojnë se të qenit baba nuk është siç duket dhe se nuk ekziston një rregullore e shkruar për t’u bërë një baba me kohë të plotë.
Nga 31 Tetori ora 19:15 në 3 Plus