“Për jetën” vajzat e njohura të TRING bashkohen në fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Programe

Për muaj me rradhë sytë e qytetarëve të botës kanë qenë drejt emergjencës Covid-19 dhe mënyrave për t’u mbrojtur nga ky rrezik i panjohur. Duket sikur kemi bërë një pauzë nga çdo rrezik tjetër që i kanoset jetës së qytetarëve, shëndetit dhe mirëqënies së tyre të përgjithshme. Për këtë arsye, kompania Tring ka krijuar fushatën #tringpërjetën, një lëvizje që i dedikohet plotësisht tetorit rozë duke kthyer vëmendjen te parandalimi, kontrolli dhe kërkimi për kancerin e gjirit.

Kanceri i gjirit prek 1 në 8 gra të pakën një herë në jetë dhe aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet shfaqjes së tij, prandaj zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet e vetmja formë parandalimi. Kujdesi për vetëekzaminim, por dhe analizat periodike në bazë të moshës janë mënyra më e mirë për të luftuar dhe fituar me këtë sëmundje.

Pikërisht për të rritur sa më shumë ndërgjegjësimin dhe vetëdijësimin për t’u kujdesur për veten, një pjesë e vajzave dhe grave të njohura të kompanisë Tring, u angazhuan në krijimin e fushatës dhe videos promovuese #tringpërjetën. Ngjyra dhe fjongo rozë janë një simbol botëror i luftës kundër kancerit të gjirit, simbol që na kujtojnë rëndësinë e edukimit, informimit dhe kontrolleve të vazhdueshme.

Prandaj mos nguro, bëj dhe ti pjesën tënde duke informuar vajzat dhe gratë që janë pranë teje dhe duke shpërndarë në rrjetet e tua sociale, videon e realizuar nga me shumë dashuri nga Tring Albania. #tringpërjetën