Nga sot në Tring nis seriali “Asgjë personale” me protagonistë aktorë të mirënjohur si Margarita Muñoz, Valentino Lanús, Matías Novoa, Juan Soler.
Mariana Aragon u bë befas dëshmitare e një vrasjeje të shumëfishtë, në të cilën humbi jetën shoqja e saj e ngushtë dhe dy gazetarë që po hetonin mbi një konspiracion narko-politik, ku është i përfshirë prokurori Raul Rei, ministri aktual i drejtësisë. Teksa orvatet të arratiset e plagosur, Mariana ndesh në rrugën e saj Alehandro Kastijon, një regjisor të ri, të cilit i kërkon ndihmë për të shpëtuar. Ndërkohë, dosja e saj hetimore i ngarkohet komandantit Santiago Leal, që përpiqet ta ndihmojë për të vërtetuar pafajësinë. Por, me urdhër nga instancat e larta, hetimi merr një rrjedhë tjetër, kur ajo arrestohet dhe shpallet e varur nga droga. A do t’ia dalë mbanë Mariana të shpëtojë nga ky ferr në të cilin u gjend papritur?
“Asgjë personale”, nga e hena në të premte ora 19:15 dhe ritransmetimi nga e hena në të premte ora 13:30 në 3Plus.
Margarita Muñoz është një aktore dhe modele e njohur kolumbiane. Ajo ka lindur më 18 shtator 1987 në Pitalito, Kolumbi. Karriera e saj në televizion nisi që në moshën 16 vjeçare nëpërmjet reklamave. Më pas, ajo u bë pjesë e serialeve duke numëruar dhjetra role të suksesshme. Disa nga filmat dhe serialet ku Margarita ka interpretuar përmendim Amor sin reserva, Venganza, La Piloto etj. Në serialin “Asgjë personale”, ajo interpreton si protagoniste në rolin e Mariana Aragon. Prej vitin 2013, është e martuar me aktorin Michel Brown.
Valentino Lanús ka lindur në 3 maj 1975 në Meksikë. Karriera e tij nisi si model, por në vitin 1997 ju ofrua jë rol në serialin Maria Isabel, i cili u bë shkak që Valentino të niste karrierën si aktor. Ai ka luajtuar një sërë serialesh por disa që edhe publiku shqiptar i kujton janë “Mendjelehtat nuk shkojnë në parajsë” apo “E shëmtuara Beti”. Në serialin “Asgjë personale”, Valentino vjen si Alejandro Castillo.
Matías Novoa ka lindur më 14 qershor 1980 në Kili. Karriera e tij nisi në vitin 2008 në serialin “Secretos del alma”. Të tjerë seriale të tij përmendim: Bajo el alma, Dos Lagos, Enemigo intimo, si dhe Shumë dashuri të cilin e kemi ndjekur në Tring. Në “Asgjë personale” vjen në rolin e Santiago Leal.
Juan Soler ka lindur në 19 janar 1966 në Argjentinë. Karriera e tij nisi që në vitin 1994 dhe sot numëron dhjetra role në seriale si Amor mio, Mbretëresha e zemrave, Fjalë gruaje etj. Në “Asgjë personale”, ai vjen në rolin e Raul Rey.