Një vit histori me Kanal D Drama…

Programe

Një vit më parë, më datë 30 mars të vitit 2020, Tring nisi një rrugëtim i cili sot ecën krah për krah me secilin prej jush që e ndiqni me aq dashuri.

Si një projekt ambicioz, i bazuar mbi studime paraprake të audicencës, mori udhë një nismë e rëndësishme.

30 Mars 2020, Kanal D Drama ngriti siparin si i pari dhe i vetmi kanal në Shqipëri që do të transmetonte ekskluzivisht prodhimet e gjigantit turk Kanal D, duke u shndërruar ditë pas dite në shoqëruesin e padiskutueshëm të pasditeve tuaja, me histori universale personazhesh e vendesh të jashtëzakonshme që na  kanë frymëzuar, emocionuar, mallëngjyer, befasuar, bashkuar e ndarë. Falë Kanal D kemi mësuar të flasim një gjuhë tjetër, atë të zemrës.

Gëzuar 1-vjetorin Kanal D Drama, edhe shumë të tjerë po kaq të suksesshëm, e mbi të gjitha po kaq emocionues!

Dramë shpirtërore, familjare e psikologjike, romancë, komedi, aksion, mafia, të gjitha me një emërues dhe synim të përbashkët: JU!

Pasi ky projekt është konceptuar enkas për të kënaqur preferencat nga më të ndryshmet të adhuruesve të serialeve turke.

Një sfidë e mirëfilltë me ngjyrime të fuqishme emocionale, më shumë se 15 tituj, me më shumë se 1500 episode premierë përgjatë një viti, me seriale të paharrueshme që kanë thyer rekorde e kanë hyrë në histori, me protagonistë e interpretime të pakrahasueshme.

Dhe ky është vetëm fillimi, pasi serialet tona përcaktojnë të tjerë kufij për ëndrrat tuaja. Ndaj, Gëzuar 1-vjetorin Kanal D Drama, edhe shumë të tjerë po kaq të suksesshëm, e mbi të gjitha po kaq emocionues!