Një tjetër surprizë për të gjithë ndjekësit e apasionuar të serialeve latine.
Një superprodhim tejet i suksesshëm, i ndjekur nga dhjetëra milionë shikues, një prej serialeve që njëzëri është kërkuar nga shikuesit dhe adhuruesit e kësaj gjinie ka qenë ai me titullin “CUANDO ME ENAMORO”. Dhe Tring, si gjithmonë pranë jush, ka vendosur që ta sjellë si premierë absolute në kanalin Tring Novelas. Me protagonistë dy aktorë legjendarë dhe shumë të dashur si Silvia Navarro dhe Juan Soler, vjen historia e një dashurie të pakohë, e cila duhet të përballojë e vetme një stuhi të fuqishme pabesie dhe etjeje për hakmarrje.
Kur Heronimo takoi Renatën u dashuria me të me shikim të parë, por vetes i kishte bërë edhe një zotim të pashlyeshëm, të merrte hakun e të vëllait. Kurthet e fatit e çuan atë në drejtimin e gabuar, në fajësimin e njeriut që dashuron. Por, a është dashuria aq e fuqishme sa të mposhtë mosbesimin, dyshimet, kurthet, intrigat dhe dilemat jetësore? Do ta mësoni në Tring Novelas!
“DASHURI E PËRJETSHME”, premierë nga data 1 Mars, nga e hëna në të premte, ora 17:00. Tring, gjithmonë me ju!